ARISTOTEL është një kompani inovative e cila përfaqësohet nga një shërbim unik në llojin e tij. Ky shërbim synon të mbështesë mirëqenien mendore dhe emocionale të nxënësve, duke u ofruar atyre një mënyrë të sigurt dhe diskrete për të kërkuar ndihmë kur ndihen të stresuar, të shqetësuar ose të mbingarkuar. Përmes një sensori i cili bën të mundur matjen e rrahjeve të zemrës dhe temperaturës së trupit, ai ndihmon stafin shkollor dhe psikologët të identifikojnë nevojat emocionale në kohë, duke lehtësuar ndërhyrjen e hershme dhe duke promovuar një ambient më mbështetës dhe të sigurt në klasë. Përveç përmirësimit të mirëqenies së individëve, produkti kontribuon në krijimin e një mjedisi mësimor më të kujdesshëm, të përfshirë dhe më të përgjegjshëm për të gjithë nxënësit.