ECOFIRE është një kompani inovative që fokusohet në riciklimin e mbetjeve organike, konkretisht llumit të kafesë, për ta shndërruar atë në biokarburant për ngrohje.Ideja e kompanisë lindi më 2 tetor si pasojë e dy problemeve kryesore :
1-ndotja nga mbetjet urbane dhe 2-rritja e kostos së energjisë për ngrohje.
Kompania bashkëpunon me kafene dhe biznese të tjera për të mbledhur llumin e kafesë, i cili zakonisht hidhet si mbetje, dhe e përpunon atë në produkte të përdorshme si briketa për djegie.
Qëllimi i ECOFIRE është të krijojë një model të qëndrueshëm biznesi që kombinon mbrojtjen e mjedisit me përfitimin ekonomik.