SHPE Club është një iniciativë/startup në fushën e teknologjisë asistive që synon të përmirësojë jetën e personave me aftësi ndryshe në Shqipëri përmes zgjidhjeve praktike, të përballueshme dhe funksionale. Ideja jonë përfshin zhvillimin e tre produkteve kryesore: shkop inteligjent për orientim më të sigurt të personave me shikim të kufizuar, syze inteligjente për asistencë më të avancuar në kohë reale, dhe një platformë AAC në gjuhën shqipe për të ndihmuar fëmijët me vështirësi në komunikim. Qëllimi është të ofrojmë teknologji që rrit pavarësinë, sigurinë dhe përfshirjen sociale të përdoruesve.